Tuesday, May 10, 2016
Keshilla per organizimin e ditelindjes se femijes tuaj, pa strese.
Te planifikosh ditelindjen e femijes eshte gjithmone dicka e bukur, por njekohesisht dhe stresuese. Duhet te keni parasysh disa keshilla para se te filloni planifikimin e festes, ne menyre qe te kaloni sa me pak strese dhe mbi te gjitha qe festa te shkoje ashtu sic ju deshironi.
Se pari fiksoni buxhetin tuaj. mendoni sa para keni ne dizpozicion per festen e femijes, keshtu nuk do te beni shpenzime te panevojshme, dhe do te merrni vetem ato gjera qe vertet ju duhen.
Se dyti duhet te zgjidhni një temë me fëmijën tuaj. Edhe pse kjo mund të duket e panevojshme, të paturit e një temë do të ju ndihmojë të dini se çfarë dekoracioni te perdorni, çfarë ushqimi te pergatisni dhe çfarë lojërash të planifikoni. Uluni me fëmijën tuaj në tryezë me një stilolaps dhe letër dhe shkruani të gjitha idetë qe te dy pelqeni. Disa tema padyshim do të jetë më interesante se të tjerat. Shkoni me fëmijën tuaj ne disa dyqane te festave dhe shikoni dekoret qe ata kane ne dizpozicion, ose bisedoni me nje agjensi dekoresh dhe festash, qe ta realizojne dekorin qe ju keni menduar. Puna per ta do te jete me e lehte, nese ju tashme e keni zgjedhur temen e ditelindjes. Ka disa pyetje, pergjigjet e te cilave duhet ti dini para se ti drejtoheni nje agjensie si pershembull Sa kohë do të zgjasë? Ku do te organizohet? Sa njerëz do të ftoni? Si do te organizoni kohen e festes? Çfarë kohë të ditës doni te zhvillohet festa? Merrni moshën e fëmijës suaj në konsideratë. Në përgjithësi, sa me i vogel femija, aq me i veshtire eshte organizimi i festes. Merrni ne konsiderate pranine e animatoreve ne festen tuaj, sepse ne kete menyre te pakten 2 ore nga festa jane paraprakisht te organizuara nga ata, dhe keshtu ju hiqet nje barre e madhe nga shpina.
Nuk duhet te lini pas dore ftesat. Pergatitini ato te pakten 2 jave perpara dhe sigurisht pershtatini me temen e festes. Sigurohuni ti dergoni sa me shpejt dhe mos harroni te kerkoni konfirmimin e te ftuarve. Ne kete menyre do ta dini sa persona do te jene te pranishem ne feste dhe organizimi do te jete me i thjeshte.
Kushtojini rendesine e duhur ushqimit dhe pijeve qe do te sherbeni. Ne varesi te ambjentit ku festa do te zhvillohet, vendosni nese ushqimin do ta coni vete, do te kerkoni nje agjensi kateringu, dhe nese feste zhvillohet ne ambjentin e nje restoranti vendoseni menune ne bashkepunim me shefin e kuzhines. Por gjithmone merrni parasysh moshen e te ftuarve. Nese festa do te behet vetem me femije, mund te organizoni nje tavoline qendrore me vetesherbim, dhe ta mbushni ate me ushqime shume ngjyreshe, kryesisht emebelsira te cilat do ta terhiqnin shume vemendjen e femijeve.
Nese te ftuarit jane kryesisht te rritur, ideale do te ishte sherbimi ne tavolina dhe festa ne nje restorant, por dhe vetesherbimi eshte i pranueshem. Sigurisht dhe zgjedhja e pijeve duhet bere ne varesi te moshes te te ftuarve.
Planifikoni me kujdes dhe mbylljen e festes. Pervec momentin kulminat qe eshte prerja e tortes, e rendesishme eshte qe ta beni pershendetjen me te ftuarit ne menyren e duhur. Mund te pergatisni konfeta me embelsira te vogla per ta qe t'ju a jepni ne momentitn e largimit.
Organizimi i ditelindjes se femijes tuaj nuk duhet te jete detyrimisht i veshtire dhe stresues. E rendesishme eshte te planifikoni gjithcka paraprakisht, pse jo dhe te punesoni nje agjensi e cila do ta planifikoje festen per ju me buxhetin e caktuar. E rendesishme eshte qe femija juaj te kenaqet dhe ta shijoje festen ne maksimum.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment