Wednesday, May 25, 2016

Baby Shower, Tradita amerikane vjen dhe ne shqiperi. Cfare eshte? Si mund ta organizojme?



Baby Shower eshte nje term qe e degjojme cdo dite e me shume mes nenave ne pritjen e embel. Ne fakt nuk eshte nje feste tradicionale Shqipetare, por eshte e huazuar nga kultura amerikane. Vitet e fundit nje nga gjerat e shumta qe nje nene ne pritje ka ne mendjen e saj eshte dhe organzimi i nje feste per bebushin e saj, perpara se sa ai te linde. Eshte ende heret per te thene qe kjo feste po perhapet ne vendin tone, per shkak te tradites Shqipetare per te mos festuar apo bere gjera para kohe "se nuk te ecin mire".  Por per mendimin tim, si nje nene ne pritjen e embel, baby shower eshte nje menyre e mire per te bere nje feste te fundit para nisjes se angazhimit me kohe te plote per bebushin tim.

Por cfare eshte kjo feste ne vetvete? Baby Shower-i eshte i konceptuar si nje feste ne te cilen nena mblidhet, disa dite para lindjes, vetem me mikeshat dhe te afermet e saj femra, ndoshta me pranine dhe te babait te ardhshem, apo meshkujve te tjere te familjes ne nje moment te caktuar te festes.
Gjate festes, te ftuarat sjellin dhuratat qe ata kane pergatitur per bebushin dhe nenen e tij, keshtu nena shmang ato vizitat e shumta dhe te rremujshme ne shtepine e saj, te pakten ne muajin e pare pas ardhjes ne jete te femijes. Kjo i krijon mundesine asaj per te marre veten pas lindjes, por dhe te shijoje ditet e para me femijen dhe bashkeshortin e qete.

Tradita do qe te jene dy nga grate e familjes, ose dy shoqe te cilat e organizojne festen, ne menyre qe nena e ardhshme mos te shqetesohet per organizimin e  detajeve dhe ta shijoje e qete festen e saj. Sigurisht per mua kjo eshte  e pamundur, duke qene pjese e biznesit te organizimit te eventeve. Megjithate une kam zgjedhur mamane time dhe hallen e ardhshme te bebushit tim per tme ndihmuar me organizimin. me poshte po ju jap disa keshilla per te organizuar baby shower-in tuaj ne menyre qe te shmangni lodhjen dhe stresin, dy faktore te cilet nuk duhet ti njihni fare keto dite.

1. Beni nje liste paraprake te te ftuarave.
 Megjithese tradita e kerkon qe nena te mblidhet vetem me shoqet e saj, jam e mendimit qe e rendesishme eshte te ftoni fillimisht te afermet tuaja, qe ju kane qendruar gjithmone prane, dhe sigurisht nuk mund te mungojne ne nje gezim te tille. Mes te ftuarave mundohuni te perfshini dhe femra te cilat jane tashme nena, ne menyre qe gjate festes te mund tju merrni disa keshilla per ate cfare ju pret para dhe pas lindjes, sidomos nese beheni nena per here te pare.
Pasi te keni bere listen dhe te keni numrin perfundimtar te te ftuarave, do ta keni me te lehte te zgjidhni ambjentin e festes.

2. Zgjidhni nje restorant i cili ofron mundesine e ushqimit me vetesherbim.
E gjithe periudha e shtatezenise, lindja, ndryshimet ne shtepine tuaj, sigurisht shoqerohen me shpenzime te medha. Keshtu qe nese e keni buxhetin te kufizuar, por dhe doni qe te ftuarat tuaja te mbeten te kenaqura, zgjidhni nje menu me vetesherbim, me variacione te te kripurave dhe te te emblave. Ne pergjithesi kjo menyre sherbimi kushton me pak se sa ushqimi me menu te percaktuar.

3. Nuk mund te mungoje dekori ne festen tuaj.
Ngjyrat e dekorit; sigurisht te pershtatura me gjinine e femijes tuaj. Mund te jene tradicionalet; roze per vajza dhe blu per djem, por mund te perdorni dhe ngjyra te tjera, sigurisht me nje tematike te vecante. Me nje kerkim te thjeshte ne internet mund te gjeni me mijera ide per dekorin e festes suaj, dhe sigurisht mund tju drejtoheni agjensive te dekorit, te cilat do tju heqin nje barre te madhe nga shpina me organizimin e detajeve te festes.

4. Organizoni aktivitete gjate festes tuaj per te ftuarat. E vecanta e nje baby shower-i eshte se ju mund te organzioni dhe lojera te ndryshme argetuese gjate festes. Dy organizatoret duhet te organizojne lojera per nenen e ardhshme, ne menyre qe te shikojne sa e pergatitur eshte ajo per ardhjen ne jete te femijes. Disa ide lojerash jane pershembull :
-Vendosni para nenes se ardhshme nje kukull dhe nje pelene, dhe masni per sa kohe mund ta vendose dhe ta heqe pelenen, mund ta krahasoni kohen me njeren nga te ftuarat qe eshte tashme nene.
 -Zgjidhni dy nga te ftuarat, ndoshta nje halle dhe nje teze dhe vendosini perballe njera tjetres duke ju bere pyetje te ndryshme mbi periudhen e shtatezenise te nenes dhe duke ju dhene dy alternativa. Fiton ajo qe gjen me shume pergjigje te sakta.
-Beni nje liste te quajtur deshirat e mia per bebin tend, shperndajuni nje kopje te gjitha te ftuarave ne hyrje te festes. Nisini fjalite  te tilla: Shpresoj qe ti.......  Shpresoj te mos kesh frike nga............ Shpresoj te duash te................... Shpresoj te mos harrosh asnjehere te............. Shpresoj te behesh.................... Shpresoj qe bebi............. Keshtu te ftuarat plotesojne vendet bosh me urimet e tyre dhe ne fund shkruajne emrin dhe e vendosin urimin ne nje vazo te posacme. Urimet sigurisht mund te shoqerohen me fjali gazmore, per ta bere nenen ta prese sa me e lumtur momentin e lindjes.
- Blini disa kuba druri ne dyqane te tilla si Jumbo, te padekoruara dhe shperndani tek te ftuarit, bashke me penela apo tusha me ngjyra te ndyshme. Kerkojini te ftuarave ti dekorojne sipas deshires dhe ne fund mblidhini. Keto kuba mund ti ruani deri sa femija juaj te rritet mjaftueshem per te luajtur me to. Keshtu ai do te kete kubat e tij te personalizuar me kujtime nga te afermet e tij dhe nenes.
- Nese keni nje monitor ne dizpozicion ne ambjentin ku zhvillohet festa, zgjidhni disa fotografi te mamit te ardhshme, babait te ardhshem, tezeve, hallave dajave apo xhaxhallareve, kur kane qene femije. Vendosni perpara ekranit disa nga te ftuarat, nxirrni fotot njera pas tjetres dhe sfidojini per te gjetur se kush jane femijet ne ekran.
-Jepuni nga nje shirit letre (shiritat dekorues) disa te ftuarave me te cilat ato do te bejne nje matje te barkut te nenes. Duke pare permasat e shiritit te tyre ata mund te hamendesojne permasat e barkut te nenes. Ajo qe i afrohet me shume fiton.

5. Mos harroni fotot.
Sigurisht nga nje feste kaq e bukur nuk duhet te harroni te mbani sa me shume kujtime. Zgjidhni nje fotograf profesionist per tju bere fotot juve dhe te ftuarave gjate gjithe festes, pse jo krijoni dhe nje album te dedikuar kesaj dite.

6. Beni qejf.
Sigurisht kjo eshte keshilla me e rendesishme per mamane e ardhshme, sepse ne fund te fundit kjo feste eshte e gjitha per te.

Tuesday, May 10, 2016

Keshilla per organizimin e ditelindjes se femijes tuaj, pa strese.



Te planifikosh ditelindjen e femijes eshte gjithmone dicka e bukur, por njekohesisht dhe stresuese. Duhet te keni parasysh disa keshilla para se te filloni planifikimin e festes, ne menyre qe te kaloni sa me pak strese dhe mbi te gjitha qe festa te shkoje ashtu sic ju deshironi.

Se pari fiksoni buxhetin tuaj. mendoni sa para keni ne dizpozicion per festen e femijes, keshtu nuk do te beni shpenzime te panevojshme, dhe do te merrni vetem ato gjera qe vertet ju duhen.


Se dyti duhet te zgjidhni një temë me fëmijën tuaj. Edhe pse kjo mund të duket e panevojshme, të paturit e një temë do të ju ndihmojë të dini se çfarë dekoracioni te perdorni, çfarë ushqimi te pergatisni dhe çfarë lojërash të planifikoni. Uluni me fëmijën tuaj në tryezë me një stilolaps dhe letër dhe shkruani të gjitha idetë qe te dy pelqeni. Disa tema padyshim do të jetë më interesante se të tjerat. Shkoni me fëmijën tuaj ne disa dyqane te festave dhe shikoni dekoret qe ata kane ne dizpozicion, ose bisedoni me nje agjensi dekoresh dhe festash, qe ta realizojne dekorin qe ju keni menduar. Puna per ta do te jete me e lehte, nese ju tashme e keni zgjedhur temen e ditelindjes. Ka disa pyetje, pergjigjet e te cilave duhet ti dini para se ti drejtoheni nje agjensie si pershembull Sa kohë do të zgjasë? Ku do te organizohet? Sa njerëz do të ftoni? Si do te organizoni kohen e festes? Çfarë kohë të ditës doni te zhvillohet festa? Merrni moshën e fëmijës suaj në konsideratë. Në përgjithësi, sa me i vogel femija, aq me i veshtire eshte organizimi i festes. Merrni ne konsiderate pranine e animatoreve ne festen tuaj, sepse ne kete menyre te pakten 2 ore nga festa jane paraprakisht te organizuara nga ata, dhe keshtu ju hiqet nje barre e madhe nga shpina.

Nuk duhet te lini pas dore ftesat. Pergatitini ato te pakten 2 jave perpara dhe sigurisht pershtatini me temen e festes. Sigurohuni ti dergoni sa me shpejt dhe mos harroni te kerkoni konfirmimin e te ftuarve. Ne kete menyre do ta dini sa persona do te jene te pranishem ne feste dhe organizimi do te jete me i thjeshte.

Kushtojini rendesine e duhur ushqimit dhe pijeve qe do te sherbeni. Ne varesi te ambjentit ku festa do te zhvillohet, vendosni nese ushqimin do ta coni vete, do te kerkoni nje agjensi kateringu, dhe nese feste zhvillohet ne ambjentin e nje restoranti vendoseni menune ne bashkepunim me shefin e kuzhines. Por gjithmone merrni parasysh moshen e te ftuarve. Nese festa do te behet vetem me femije, mund te organizoni nje tavoline qendrore me vetesherbim, dhe ta mbushni ate me ushqime shume ngjyreshe, kryesisht emebelsira te cilat do ta terhiqnin shume vemendjen e femijeve.
Nese te ftuarit jane kryesisht te rritur, ideale do te ishte sherbimi ne tavolina dhe festa ne nje restorant, por dhe vetesherbimi eshte i pranueshem. Sigurisht dhe zgjedhja e pijeve duhet bere ne varesi te moshes te te ftuarve.

Planifikoni me kujdes dhe mbylljen e festes. Pervec momentin kulminat qe eshte prerja e tortes, e rendesishme eshte qe ta beni pershendetjen me te ftuarit ne menyren e duhur. Mund te pergatisni konfeta me embelsira te vogla per ta qe t'ju a jepni ne momentitn e largimit.

Organizimi i ditelindjes se femijes tuaj nuk duhet te jete detyrimisht i veshtire dhe stresues. E rendesishme eshte te planifikoni gjithcka paraprakisht, pse jo dhe te punesoni nje agjensi e cila do ta planifikoje festen per ju me buxhetin e caktuar. E rendesishme eshte qe femija juaj te kenaqet dhe ta shijoje festen ne maksimum.





Wednesday, May 4, 2016

Event-acion

Cfare do te thote event-acion?? Event-acion u mendua si nje hapesire virtuale, dedikuar festave, eventeve dhe pergjesisht diteve te gezuar ne jeten e nje njeriu. Event-acion eshte bashkimi i dy fjaleve kyce, event dhe inovacion, pra te gjitha inovacionet dhe risite ne fushen e eventeve.

Blogu do te perditesohet cdo dite nga njerez profesioniste te fushes, te cilet prekin cdo dite nga afer fushen e eventeve, me organizimet qe bejne per femije dhe te rritur.

Do t'ju ndihmojme me keshilla, ide, foto dhe menyra se si mund te organizohet nje event, nga A ne Zh, dhe kostot e eventeve.

Synimi jone eshte ta shnderrojme eventacionin ne nje dritare idesh, per festat tuaja.