Wednesday, May 25, 2016
Baby Shower, Tradita amerikane vjen dhe ne shqiperi. Cfare eshte? Si mund ta organizojme?
Baby Shower eshte nje term qe e degjojme cdo dite e me shume mes nenave ne pritjen e embel. Ne fakt nuk eshte nje feste tradicionale Shqipetare, por eshte e huazuar nga kultura amerikane. Vitet e fundit nje nga gjerat e shumta qe nje nene ne pritje ka ne mendjen e saj eshte dhe organzimi i nje feste per bebushin e saj, perpara se sa ai te linde. Eshte ende heret per te thene qe kjo feste po perhapet ne vendin tone, per shkak te tradites Shqipetare per te mos festuar apo bere gjera para kohe "se nuk te ecin mire". Por per mendimin tim, si nje nene ne pritjen e embel, baby shower eshte nje menyre e mire per te bere nje feste te fundit para nisjes se angazhimit me kohe te plote per bebushin tim.
Por cfare eshte kjo feste ne vetvete? Baby Shower-i eshte i konceptuar si nje feste ne te cilen nena mblidhet, disa dite para lindjes, vetem me mikeshat dhe te afermet e saj femra, ndoshta me pranine dhe te babait te ardhshem, apo meshkujve te tjere te familjes ne nje moment te caktuar te festes.
Gjate festes, te ftuarat sjellin dhuratat qe ata kane pergatitur per bebushin dhe nenen e tij, keshtu nena shmang ato vizitat e shumta dhe te rremujshme ne shtepine e saj, te pakten ne muajin e pare pas ardhjes ne jete te femijes. Kjo i krijon mundesine asaj per te marre veten pas lindjes, por dhe te shijoje ditet e para me femijen dhe bashkeshortin e qete.
Tradita do qe te jene dy nga grate e familjes, ose dy shoqe te cilat e organizojne festen, ne menyre qe nena e ardhshme mos te shqetesohet per organizimin e detajeve dhe ta shijoje e qete festen e saj. Sigurisht per mua kjo eshte e pamundur, duke qene pjese e biznesit te organizimit te eventeve. Megjithate une kam zgjedhur mamane time dhe hallen e ardhshme te bebushit tim per tme ndihmuar me organizimin. me poshte po ju jap disa keshilla per te organizuar baby shower-in tuaj ne menyre qe te shmangni lodhjen dhe stresin, dy faktore te cilet nuk duhet ti njihni fare keto dite.
1. Beni nje liste paraprake te te ftuarave.
Megjithese tradita e kerkon qe nena te mblidhet vetem me shoqet e saj, jam e mendimit qe e rendesishme eshte te ftoni fillimisht te afermet tuaja, qe ju kane qendruar gjithmone prane, dhe sigurisht nuk mund te mungojne ne nje gezim te tille. Mes te ftuarave mundohuni te perfshini dhe femra te cilat jane tashme nena, ne menyre qe gjate festes te mund tju merrni disa keshilla per ate cfare ju pret para dhe pas lindjes, sidomos nese beheni nena per here te pare.
Pasi te keni bere listen dhe te keni numrin perfundimtar te te ftuarave, do ta keni me te lehte te zgjidhni ambjentin e festes.
2. Zgjidhni nje restorant i cili ofron mundesine e ushqimit me vetesherbim.
E gjithe periudha e shtatezenise, lindja, ndryshimet ne shtepine tuaj, sigurisht shoqerohen me shpenzime te medha. Keshtu qe nese e keni buxhetin te kufizuar, por dhe doni qe te ftuarat tuaja te mbeten te kenaqura, zgjidhni nje menu me vetesherbim, me variacione te te kripurave dhe te te emblave. Ne pergjithesi kjo menyre sherbimi kushton me pak se sa ushqimi me menu te percaktuar.
3. Nuk mund te mungoje dekori ne festen tuaj.
Ngjyrat e dekorit; sigurisht te pershtatura me gjinine e femijes tuaj. Mund te jene tradicionalet; roze per vajza dhe blu per djem, por mund te perdorni dhe ngjyra te tjera, sigurisht me nje tematike te vecante. Me nje kerkim te thjeshte ne internet mund te gjeni me mijera ide per dekorin e festes suaj, dhe sigurisht mund tju drejtoheni agjensive te dekorit, te cilat do tju heqin nje barre te madhe nga shpina me organizimin e detajeve te festes.
4. Organizoni aktivitete gjate festes tuaj per te ftuarat. E vecanta e nje baby shower-i eshte se ju mund te organzioni dhe lojera te ndryshme argetuese gjate festes. Dy organizatoret duhet te organizojne lojera per nenen e ardhshme, ne menyre qe te shikojne sa e pergatitur eshte ajo per ardhjen ne jete te femijes. Disa ide lojerash jane pershembull :
-Vendosni para nenes se ardhshme nje kukull dhe nje pelene, dhe masni per sa kohe mund ta vendose dhe ta heqe pelenen, mund ta krahasoni kohen me njeren nga te ftuarat qe eshte tashme nene.
-Zgjidhni dy nga te ftuarat, ndoshta nje halle dhe nje teze dhe vendosini perballe njera tjetres duke ju bere pyetje te ndryshme mbi periudhen e shtatezenise te nenes dhe duke ju dhene dy alternativa. Fiton ajo qe gjen me shume pergjigje te sakta.
-Beni nje liste te quajtur deshirat e mia per bebin tend, shperndajuni nje kopje te gjitha te ftuarave ne hyrje te festes. Nisini fjalite te tilla: Shpresoj qe ti....... Shpresoj te mos kesh frike nga............ Shpresoj te duash te................... Shpresoj te mos harrosh asnjehere te............. Shpresoj te behesh.................... Shpresoj qe bebi............. Keshtu te ftuarat plotesojne vendet bosh me urimet e tyre dhe ne fund shkruajne emrin dhe e vendosin urimin ne nje vazo te posacme. Urimet sigurisht mund te shoqerohen me fjali gazmore, per ta bere nenen ta prese sa me e lumtur momentin e lindjes.
- Blini disa kuba druri ne dyqane te tilla si Jumbo, te padekoruara dhe shperndani tek te ftuarit, bashke me penela apo tusha me ngjyra te ndyshme. Kerkojini te ftuarave ti dekorojne sipas deshires dhe ne fund mblidhini. Keto kuba mund ti ruani deri sa femija juaj te rritet mjaftueshem per te luajtur me to. Keshtu ai do te kete kubat e tij te personalizuar me kujtime nga te afermet e tij dhe nenes.
- Nese keni nje monitor ne dizpozicion ne ambjentin ku zhvillohet festa, zgjidhni disa fotografi te mamit te ardhshme, babait te ardhshem, tezeve, hallave dajave apo xhaxhallareve, kur kane qene femije. Vendosni perpara ekranit disa nga te ftuarat, nxirrni fotot njera pas tjetres dhe sfidojini per te gjetur se kush jane femijet ne ekran.
-Jepuni nga nje shirit letre (shiritat dekorues) disa te ftuarave me te cilat ato do te bejne nje matje te barkut te nenes. Duke pare permasat e shiritit te tyre ata mund te hamendesojne permasat e barkut te nenes. Ajo qe i afrohet me shume fiton.
5. Mos harroni fotot.
Sigurisht nga nje feste kaq e bukur nuk duhet te harroni te mbani sa me shume kujtime. Zgjidhni nje fotograf profesionist per tju bere fotot juve dhe te ftuarave gjate gjithe festes, pse jo krijoni dhe nje album te dedikuar kesaj dite.
6. Beni qejf.
Sigurisht kjo eshte keshilla me e rendesishme per mamane e ardhshme, sepse ne fund te fundit kjo feste eshte e gjitha per te.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment