Wednesday, June 8, 2016
6 gabime qe NUK duhet ti beni ne ditelindjen e femijeve tuaj!
Te gjithe prinderit mundohen te bejne me te miren per femijet e tyre, sidomos ne ditet e tyre te vecanta. Por ndonjehere, padashur ata bejne gabime, dhe idea qe ata kishin per festen e femijes se tyre, mund te mos dale ashtu sic e kishin parashikuar. Te gjithe shembujt qe do te japim me poshte, i kemi pare nga afer, gjate gjithe festave qe kemi organizuar. Prinderit duhet te kuptojne qe ndonjehere, jo cdo gje eshte ne dore te agjensise qe organizon festen, por ne doren e vete atyre dhe femijeve te tyre, apo sigurisht dhe te ftuarve te tyre. Po ju rradhisim disa nga gabimet qe duhet te shmangni gjate organizimit te nje feste per te shtrenjtit tuaj.
1. Mos i beni surpriza femijes tuaj.
Nese femija juaj eshte nga mosha 1-8 vjec, mbi te gjitha nese eshte femije i ndrojtur dhe i turpshem, surpriza nuk eshte nje ide e mire. Jo pak here na ka ndodhur qe femijet te cilet kane ditelindjen te stepen para surprizes qe prindrit e tyre ju kane bere. Femijet e moshave te vogla, nuk i presin gjithmone mire surprizat, sidomos nese natyra e tyre eshte natyre e ndrojtur dhe jo shume e shoqerueshme. Shpesh here prinderit mendojne se duke i surprizuar femijet e tyre te ndrojtur, mund te arrijne qe ti bejne ata te perfshihen ne feste, por kjo ne shumicen e rasteve nuk rezulton gjeja me e drejte per tu bere. Na ka ndodhur qe femijet jane stepur aq shume kur kane pare personazhet e agjensise ne ambjentin e festes, sa qe nuk jane perfshire fare ne asnje moment te festes nga ndrojtja. Prandaj mendohuni dy here para se ti beni nje surprize vogelusheve tuaj. Ideale do te ishte t'i para pergatisni ata per festen e tyre, t'i shpjegoni cfare do te ndodhe, t'i pyesni cilet personazhe duan dhe te jene vete ata qe do ta zgjedhin menyren se si festa do te organizohet.
2. Mos merrni animatore nese keni pak femije te ftuar.
Animatoret gjithmone i japin alegri festave, por jane dhe vete te ftuarit qe e ndryshojne rrenjesisht atmosferen. Nese keni me pak se 10 femije ne feste, ka shume gjasa qe atmosfera e festes te mos jete ashtu sic ju e keni menduar. Sa do profesioniste te jene animatoret qe ju keni zgjedhur, ka shume pak mundesi qe programi i tyre te zhvillohet ashtu sic duhet me pak femije. Ka gjithmone zgjidhje, si pershembull perfshirja e te rriturve (kjo nese te rriturit jane tipa gazmore qe ju pelqen te luajne), apo dhe organizimi i nje programi me te shkurter me piktura ne fytyre dhe thjesht me muzike. Por ideale do te ishte te ftoni sa me shume femije ne feste, sa me rremuje te behet aq me alegro do te jete festa. Sigurohuni ti dergoni ftesat 3 jave para festes, dhe ti mbyllni konfirmimet 2 jave para, keshtu keni mundesi te organizoni cdo detaj ne kohe.
3. Mos e detyroni femijen tuaj te beje gjera qe nuk do, sado te bukura t'ju duken juve. Shpesh here na ka rastisur ti shikojme prinderit ti detyrojne femijet te bejne gjera qe vertet mund te jene te vecanta, por ndonjehere femijet thjesht nuk duan. Ndoshta nuk ju pelqen nje veshje e caktuar, nje ushqim, apo nuk duan te pikturohen. Ka femije qe nuk ju pelqejne fotot apo ka femije qe thjesht nuk duan te ndjekin disa rregulla te caktuara te festes. Lerini femijet tuaj te lire, eshte festa e tyre dhe ata mund te vishen si te duan, mund te kercejne ne menyren qe ata duan, te hane dhe te bejne cte duan, per te pakten nje dite ne vit. Mos i qortoni, mos i detyroni te bejne foto me te gjithe fisin nese ata nuk duan dhe jo detyrimisht femija qe ka ditelindjen duhet te pershendese te gjithe te ftuarit. Eshte nje femije dhe sjellja "jo e duhur" i falet, aq me teper ne diten e tij te lindjes.
4.Eshte ditelindja e femijes tuaj, jo e juaja.
Disa prinder kane gjithmone prirjen t'ju plotesojen femijeve deshira qe ata nuk kane arritur ti bejne per veten e tyre kur ishin te vegjel. Kjo eshte shume e gabuar, sepse jo detyrimisht femijes i pelqen ajo c'ka ju pelqen juve. Flisni me femijen tuaj, pyeteni se si ai e do festen e tij, dhe gjithcka do te shkoje sic duhet
5. Mos respektimi i orareve te femijes.
Kur femijet jane shume te vegjel, kane oraret e tyre te gjumit dhe te ushqimit. Respektojini ata dhe nese kjo do te thote ta zhvilloni ditelindjen ne nje kohe jo te pershtatshme per ju. Nuk do te ishte shume bukur nese femija do te flinte gjume gjate gjithe ditelindjes, kur njerezit jane mbledhur aty per te.
6. Mos marrja e informacionit per femijet e ftuar.
Nese ju do te sherbeni ushqime ne festen tuaj, duhet fillimisht te informoheni nese ndonjeri nga femijet ka alergji ka ndonje ushqim i caktuar, dhe duhet te siguroheni qe ushqimet e festes te jene cilesore. Gjithashtu duhet te informoheni per gjendjen shendetesore te femijeve, nese ka femije me viroza te cilet mund te ndikojne per keq tek femijet e tjere. Ne raste me te rralla, por qe ndodhin , nese ne feste do te jete i pranishem ndonje femije me nevoja te vecanta si femijet autik, femije me sidromen down apo me aftesi te kufizuara, informoni prinderit dhe femijet e tjere qe te tregohen te kujdesshem me te dhe mos te lejojne te ndjehet i vecuar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment